16:11- Policia vjeneze ka përditësuar të dhënat në lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë. Sipas të dhënave të fundit, dy burra dhe dy gra kanë vdekur nga plagët pasi sulmuesi ka hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendrën e qytetit.
“Dy burra dhe dy gra kanë vdekur pas plagëve të marra nga sulmuesi i cili ka hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendër të Vjenës të hënën mbrëma. 22 persona tjerë janë të plagosur. Oficeri i policisë i cili është plagosur nga të shtënat është në përkujdesje shëndetësore dhe është duke u mjekuar. Një sulmues është vrarë nga njësia speciale i cili është identifikuar si 20-vjeçar me dyshtetësi(Austriake dhe Maqedone) i cili ka pasur të kaluar kriminale në lidhje me terrorizëm. Është ende e paqartë, nëse sulmuesi i dytë është në arrati, megjithatë është e mundur që sulmuesi ka qenë i vetëm. Përgjatë vazhdimit të hetimeve, janë bastisur 18 shtëpi dhe 14 persona janë arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Vjenës.
Në sulmin terrorist, të cilësuar nga autoritetet austriake, me motive islamike, kanë vdekur katër persona. Një nga sulmuesit është vrarë, e sipas mediave në Austri, është shqiptar i Maqedonisë Veriore. Të tjerët janë në kërkim. Në këtë artikull gjejini raportimet e fundit mbi sulmin në Vjenë.
As of 03:02 PM am, this is what we can confirm towards the assault in Vienna’s inner city district: #0211w pic.twitter.com/jjTAQuWGsi
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 3, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.