×
  • Sport
  • Sport

    Khabib Numagomedov u pensionua nga UFC që t’i shmanget humbjes në rimeç – kështu mendon Conor McGregor

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 17:06

    Conor McGregor ka thënë se Khabib Nurmagomedov është pensionuar nga UFC në mënyrë që të shmangte rimeçin mes tyre.


    Irlandezi kishte mbetur i shokuar kur ylli dagestanez njoftoi pas fitores ndaj Justin Gaethjes në UFC 245 se po pensionohet nga MMA.

    Vendimi i Khabibit erdhi si premtim që i kishte dhënë nënës dhe babait të tij tashmë të ndjerë se nuk do të luftonte më në sportin e arteve marciale të përziera.

    Por, McGregor ka thënë se 32-vjeçari u pensionuar shkaku që ka frikë të zhvillojë rimeçin ndaj tij.

    “Një luftëtar fenomenal, aktualisht më i mirë në këtë sport, por, sidoqoftë të gjithë e dinë përgjigjen time”, ka thënë The Notorious duke i kërkuar Khabibit që të rikthehet nga pensionimi dhe të përballet me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!