35, është bilanci i deritanishëm i viktimave pas sulmit në Universitetin e Kabulit.
Persona të armatosur hynë një natë më parë në Univesitet edhe psi kishin hasur kundërshtimin e rojeve të sigurisë.
Siç shkruan “Reuters” shumica e të vrarëve ishin studentë dhe rreth 50 persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre thyen gjymtyrët ndërsa hidheshin nga dritaret për t’i shpëtuar sulmit gjatë orëve të mëngjesit.
“Reuters” po ashtu shkruan se sulmet i ka marrë përsipër Shteti Islamik.
Qeveria afgane e ka shpallur të martën ditë zie kombëtare pas sulmit. Rreth 100 studentë u mblodhën jashtë universitetit për të protestuar se bisedimet e paqes me talebanët kryengritës në Doha nuk po çonin në uljen e dhunës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.