×
  • Lajme
  • Botë

    Sondazhet e fundit: Biden në epërsi ndaj Trumpit në katër shtetet kryesore

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 21:33

    Joseph Biden ka avantazh të qartë mbi presidentin Donald Trump në katër shtetet më të rëndësishme presidenciale, tregon një sondazh i ri.


    Biden, ish-zëvendëspresident, po prin në betejën në Veri në Wisconsin dhe Pennsylvania, ashtu si edhe në Florida dhe Arizona.

    Sipas sondazhit të porositur nga New York Times, epërsia më e theksuar e Biden është në Wisconsin, aty ku dallimi me Trump është 11 pikë.

    Paraqitja aktuale e Biden në hartën elektorale e paraqet atë në pozitën më të favorshme në ditën e zgjedhjeve se çdo kandidat tjetër presidencial që prej vitit 2008, kur Barack Obama u bë shef i Shtëpisë së Bardhë.

    Mundësia e gabimit në sondazh thuhet të jetë 3.2 pikë përqindje në Wisconsin dhe Florida; 3 pikë në Arizona dhe 2.4 pikë në Pensilvani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!