Demokrati Joe Biden aktualisht ndodhet para me vota ndaj Donald Trump, në Kentucky, shtet që tradicionalisht mbështet Republikanët në garën për President. të SHBA-ve.
Përkundër se Republikani Trump sipas rezultateve të para po kryesonte me 67.3% të votave, ndaj Demokratit Joe Biden që ishte dukshëm larg tij me 31.2% të votave, gjerat kanë ndryshuar shpejtë, pas numërimeve tjera.
Aktualisht, me numërimin e 10% të votave totale, Biden ndodhet para Trumpit me një diferencë të ngushtë prej 49.9%, derisa presidenti aktual i SHBA-ve ka rënë në 48.5% të votave, shkruan Reporteri.net.
Shteti i Kentucky nxjerrë 8 vota elektorale.
Trump që për momentin po e humb këtë shtet, edhe pse rezultatet zyrtare po ndryshojnë me të madhe gjatë numërimit të votave, është duke e ruajtur epërsinë në shtetin Indiana.
Por edhe aty me një rënie të lehtë në përqindje.
Trump aktualisht në Indiana renditet i pari më 62.5%, ndërsa Biden me 35.3% të votave, sipas rezultateve të publikuara nga CNN, shkruan Reporteri.net.
Kjo zonë jep gjithsej 11 vota elektorale për president.
Indiana dhe Kentucky janë shtetet e para ku janë mbyllur votimet në SHBA, dhe kanë nisur të publikojë rezultatet në kohë reale gjatë numërimit të votave. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.