×
  • Lajme
  • Botë

    Trump i fiton 11 votat e para elektorale, e mund bindshëm Bidenin në Indiana

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 1:08

    Presidenti aktual i SHBA-ve Donald Tump ka fituar 11 votat e para elektorale, në garën për Shtëpinë e Bardhë kundër demokratit Joe Biden.


    Rezultati në përqindje në këtë shtet doli se Trump rikonfirmoi dukshëm mbështetjen në këtë shtet, që tradicionalisht njihet si bastion i Republikanëve, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, Tump është duke kryesuar edhe në shtetin e Floridas, nga ku kanë ardhur rezultatet e para. Sikurse, ka dalë serish para me përqindje edhe në Kentucky, ndonëse me diferencë të ngushtë ndaj Biden i cili para disa minutave ishte i pari.

    Në garën për Shtëpinë e Bardhë, fitues shpallet ai që fiton 270 vota elektorale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!