×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL UÇK: Mund të ketë arrestime nga bastisjet e sotme të Speciales

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 9:20

    Sekretari i organizatës së veteranëve, Faton Klinaku ka reaguar pas bastisjes së EULEX’it në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit.


    Klinaku ka shkruar në Facebook se Specialja po vazhdon spektaklet e saj.

    “Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar. Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka thënë ai.

    Kujtojmë se operacioni në shtëpinë e Jakup Krasniqit po vazhdon ende. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!