×
  • Lajme
  • Botë

    Nëse ndodh ky skenar, Biden fiton zgjedhjet në SHBA

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 10:48

    Rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane është në tehun e thikës mes Donald Trump-it dhe rivalin e Joe Biden-it në përballje të ngushtë në shtetet kryesore të luhatura.


    Trump pretendoi se ka fituar dhe tha se do ta çonte sfidën në Gjykatën e Lartë, duke aluduar pa ndonjë provë për manipulime.

    “Ky është një mashtrim i publikut amerikan. Është një turp për vendin tonë. Ne i kemi fituar këto zgjedhje”, tha Trump.

    Më herët, demokrati Biden tha se ai po ecte drejt fitores.

    “Jam optimist për rezultatin. Nuk është më dorën time ose të Donald Trump-it të themi se kush i fitoi këto zgjedhje”, u shpreh ai.

    Fox News ka parashikuar skenarin e fitores për Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

    Biden do të fitojë nëse:

    • Shpallet fitues në Nevada, Wisconsin ose njërën prej Penssylvania, Michigan dhe Georgia
    • Shpallet fitues në dy prej Pennsylvania, Georgia dhe Michigan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!