×
  • Sport
  • Sport

    Wilder i përgjigjet ofertës së Mayweather rreth stërvitjes së përbashkët

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 12:44

    Deontay Wilder ka thënë se ai nuk do të pranojë ofertën e Floyd Mayweather që ta stërvit.


    Boksieri që mban rekordin me 50 fitore dhe asnjë humbje i kishte propozuar Bronze Bomberit që të stërviten së bashku në trilogjinë me Mike Tysonin.

    Maywether kishte thënë se nëse Wilder dëshiron të rikthejë titullin WBC sërish në brezin e tij, atëherë në stërvitjet me të një gjë e tillë ishte e mundur.

    “Nëse unë e stërvit atë (Wilderin), mund ta mësoj se si të fitojë”, kishte thënë amerikani në muajin mars.

    Por, Wilder ka thënë se Maywather nuk e dëshiron ndihmën e bashkombësit të tij, shkaku që ishte e rreme.

    “Është më shumë për publicitet. Kur i shikoj persona të bëjnë këso gjëra, është më shumë për paraqitje publike. Por, sa për ofertën, faleminderit shumë, jo. Nuk ndjej dashuri nga ai njeri. Veprimi i tyre nuk e tregon atë”, ka thënë boksieri që po e kërkon trilogjinë me Tyson Furyn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!