Të gjithë duan të dinë se a e votoi Kim partnerin.


Kim Kardashian ashtu sikurse gjithë të famshmit e tjerë, në një mënyrë apo tjetrën është përfshirë në debatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, shkruan lajmi.net.

Në këtë garë mori pjesë edhe Kanye West, i cili e pranoi publikisht humbjen por tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Reklamë

Pasi votoi, Kim dje publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën tregon se e kreu obligimin qytetar për të votuar.

Por, komentet e shumta të fansave përmbanin pyetjen e njëjtë, ata donin të dinin nëse ylli televiziv votoi për bashkëshortin.

Megjithatë, ajo nuk preferoi që këtë gjë ta bënte të ditur publikisht.