×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagon Lushtaku: Krasniqi do t’i përgjigjej Speciales, e panevojshme që në mëngjes t’i maltretohet familja

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 14:27

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku ka reaguar pas bastisjes që Specialja është duke e kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit.


    Lushtaku thotë se është e papranueshme mënyra se si është kryer kontrolli, e posaçërisht arsyeja e kontrollit.

    “Unë mendoj që është shqetësuese dhe e pa pranueshme mënyra e kontrollit dhe arsyeja e kontrollit, unë konsideroj se secili pjesëtarë i UCK-së iu ka përgjigjur ftesës, secilës gjykatë, është e panevojshme e paarsyeshme që të shkohet në mëngjes herët që të maltretohet familja, mendoj që z.Krasniqi me një telefonatë iu kish përgjigj ftesës së Speciales”, tha ai.

    Ai tutje shton se nuk ka arsye që të iket nga drejtësia, e se sipas tij, edhe Krasniqi do t’i përgjigjej ftesës nga Specialja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!