×
  • Sport
  • Sport

    Mediat italiane: Ndërhyrja e Mendyt në Hakimin ishte e palejuar, duhej anuluar goli i Benzemas

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 15:20

    Mediat italiane pohojnë se goli i Karim Benzemas kundër Interit është dashur të anulohej për shkak të ndërhyrjes së Ferland Mendy në Achraf Hakimin.


    Los Blancos fituan me rezultat 3-2 kundër Nerazzurrëve, ndërsa goli i parë i Mbretërve erdhi nga një situatë e dyshimtë, për të cilën mediat në Itali konsiderojnë se ishte ndërhyrje e palejuar.

    “Gabimi i Achraf Hakimit është serioz, mirëpo megjithatë mbikëqyrja e (gjyqtarit Clement) Turpin është e parëndësishme. Gjyqtari francez nuk e sheh ndërhyrjen e gabuar të Mendyt në marokenin. Lojtari i Real Madridit ia ka të dyja duart mbi shpinën e interistit dhe e shtyn para se ta godasë topin në mënyrë të pakuptueshme. Asistenti Gringore është shumë afër, e shikon duelin, por nuk e raporton parregullsinë dhe Benzema e falënderon. Një gabim i madh”, shkruan La Gazzetta dello Sport, transmeton telegrafi.

    https://www.youtube.com/watch?v=6jPLsvWj-Ik&feature=emb_title

    Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport njëherësh vënë në pah gabimin e aluduar të Turpin.

    “Gabimi i Hakimit është i dukshëm. Megjithatë, anësori i Nerazzurrëve mund të arsyetohet sepse është shtyrë me dy duart nga Mendy. Ishte një ndërhyrje vendimtare”, shkruan Corsport.

    https://www.youtube.com/watch?v=kd_JU4Erl9M&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!