Lazio sonte luan me Zenitin në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve
Ndeshja do të luhet në Rusi dhe fillon në ora 18:55, derisa nga minuta e parë në fushë në këtë përballje do të jetë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shkruan Reporteri.net
Lazio pak minuta më parë ka publikuar formacionin zyrtare dhe në 11-shen startuese gjendet edhe emri i Muriqit.
LA FORMAZIONE! pic.twitter.com/74UXfPJkr8
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 4, 2020
Ndryshe, prizrenasi akoma është në pritje të golit të parë në një ndeshje zyrtare me Lazion dhe shpresojmë që një gjë të tillë ta arrijë sonte. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.