Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, tha se në zyrën e tyre i kanë pasur para-aktakuzat e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Klinaku tha se këto para aktakuza i kanë pasur në kohën kur u janë dorëzuar dosjet në zyret e tyre, të cilat edhe i kanë publikuar.
“Informacionet se kur do të ftohen nuk i kemi pas, por i kemi pas para aktakuzat në zyre. Në para aktakuzë, është aktakuzë e pakonfirmuar. Ne këto veprime të Gjykatës Speciale i konsiderojmë të kundërligjshme, pasi mandati i tyre ka përfunduar me 3 gusht”, tha Klinaku në Debat Plus.
Pjesëtarët e EULEX-it sot bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit, të cilën më pas edhe e arrestuan. Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.
Rreth një orë më parë, konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, e konfirmoi edhe Rexhep Selimi, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.