×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu e VV-së: Përgjegjëse për Gjykatën Speciale janë PDK e LDK, kurrë nuk i trajtuan seriozisht krimet e luftës

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 21:59

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se deputeti Rexhep Selimi deri pas orës 17:30 nuk ka pasur informacion për aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale.


    Haxhiu tha se është takuar me Selimin pas orës 17:30 dhe se nuk ai nuk ka qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

    “Sot e kam takuar Selimin pas orës 17:30 dhe folëm bashkë për arrestimin e ish Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Kemi respekt për figurën e Krasniqit në periudhën e paraluftës dhe në luftë. Selimi deri atëherë nuk ka pas asnjë informatë për aktakuzën”, është shprehur Haxhiu në Rubikon.

    “Kur u largova nga zyrat e VV-së, ai ishte në një takim të një komiteti në VV dhe aty e kanë thirrur se duhet të paraqitet dhe që ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij”, shtoi ajo.

    Por, për të gjitha këto, Haxhiu e akuzoi PDK-në dhe LDK-në, që sipas saj, asnjëherë nuk i kanë trajtuar me seriozitet krimet e luftës.

    “Kjo është absurd juridik. Përgjegjësinë më të madhe e kanë PDK dhe LDK që asnjëherë seriozisht nuk i kanë trajtuar krimet e luftës. Kjo nuk do t’u falet deputetëve që e kanë ngritur dorën pro Speciales. S’po dihet kush ka qenë xhelati dhe kush viktima”, ka thënë Haxhiu.

    Rreth dy orë më parë, konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, e konfirmoi vetë Rexhep Selimi, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!