×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohet goditja ndaj Trump, Biden e fiton shtetin ku ka shumë shqiptarë

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 22:30

    U konfirmua edhe një goditje për Donald Trumpin. Kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden e ka fituar një prej shteteve më të rëndësishme, atë të Michiganit, shkruan Reporteri.net.


    Sipas CNN, Biden e ka fituar këtë shtet ku janë 16 vota elektorale.

    Shteti i Michigan i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe luan rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

    Biden po prinë po ashtu me një epërsi të lehtë edhe në Wisconsin

    Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi më të lartë në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet, sepse ka ende shumë vota që nuk janë numëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!