×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Grabovci: Jam penduar që kam votuar Gjykatën Speciale, u kërkoj falje të gjithë qytetarëve

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 22:34

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, është penduar për votën të cilën më 2015 e dha për formimin në Gjykatën Speciale.


    Grabovci në Info Magazine të Klan Kosovës madje thotë se është i gatshëm t’ju kërkojë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës, për siç e quan ai të vetmin gabim të tij, votimin e Gjykatës Speciale.

    ”Po i bëj mbi 40 vite pandërprerë për vendin tim. Besoj se kam qenë ushtar i devotshëm i vendit tim”.

    Ai ka thënë se kjo është padrejtësia më e madhe që po bëhet.

    ”Duke pasur parasysh të gjitha këto, unë sot ndjejë veten të penduar pse kam besuar dhe e kam dhënë votën time. Dhe jam i gatshëm t’ju kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Kosovës për të vetmin gabim në këto 40 vite”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!