Joe Biden deklaroi fitoren e zgjedhjeve pasditen e së mërkurës (me orën lokale) pasi fitoi Wisconsin dhe Michigan-in, pasi doli në një konferencë shtypi për të thënë se ishte i bindur se do të ishte fitimtar në shtetet e mbetura, ndërsa Presidenti Trump bëri thirrje për mashtrime zgjedhore.
Deri më tani sipas CNN Biden ka 264 vota elektorale nga 270 që i duhen për të pretenduar Shtëpinë e Bardhë.
Nevada, Karolina e Veriut, Georgia dhe Pennsylvania mbeten të gjitha në lojë. Biden po kryeson në Nevada, por Trump po udhëheq në tre të tjerët. Trump po refuzon të pranojë që kundërshtari i tij mund të fitojë me drejtësi dhe pretendon se janë bërë shkelje.
Biden në një konferencë për shtyp, u shpreh se ishte i shqetësuar nga përpjekjet e fundit të Trump.
Pjesë nga deklarata e tij:
Miqtë e mi amerikanë, dje edhe një herë u provua se demokracia është rrahja e zemrës së këtij kombi. Pas një nate të gjatë numërimi është e qartë se ne po fitojmë mjaft shtete për të fituar presidencën. Nuk jam këtu për të deklaruar se kemi fituar, por jam këtu për të raportuar se kur të përfundojë numërimi, ne besojmë se do të jemi fituesit.
Ne kemi fituar në Wisconsin me 20,000 vota. Në Michigan, ne kryesojmë me mbi 35,000 vota dhe diferenca po rritet. Senatorja Harris dhe unë jemi në rrugën e duhur për të fituar më shumë vota se çdo president në historinë e këtij vendi – mbi 70 milionë vota. Jam shumë krenar për fushatën tonë. Më shumë amerikanë dolën në votime dhe pse pandemia është ende nëpër këmbë. Mbi 150 milionë njerëz kanë hedhur votën, kjo është e jashtëzakonshme.
Qeveria jonë është për njerëzit, kjo frymë është e gjallë, janë njerëzit ata që udhëheqin. Fuqia nuk duhet të merret, ajo rrjedh nga njerëzit. Vullneti i tyre e përcakton këtë gjë. Pas një nate të gjatë numërimi, ne po arrijmë fitore në disa shtete të rëndësishme. Jam këtu që kur të mbarojë numërimi të them dhe të sigurohemi se ne do të jemi fituesit. Jemi në kryesim në Michigan, një diferencë e madhe. Ndihem mjaft mirë për Pensilvaninë. Po fitojmë 78% të votave që po shkojnë me postë në Pensilvani. Ne kemi fituar shumicën e njerëzve në Amerikë. Kjo shumicë do të rritet. Çdo tregues po tregon që çdo votë po rritet çdo minutë e më shumë për ne. Janë 70 milionë vota, jam krenar për këtë. Kjo është një arritje e madhe. Ka qenë një fushatë e gjatë dhe e vështirë, por ka qenë më e vështira koha që po kalon shteti ynë. Koha do të jetë për ne. Duhet ta dëgjojmë njeri-tjetrin përsëri, të kujdesemi, të bashkohemi si një komb. Kjo nuk është e lehtë. Nuk duhet t’i trajtojmë oponentët tanë si armiq.
Ne s’jemi armiq. Presidenca është një zyrë e këtij kombi, dhe shërben për përkujdesjen e të gjithë amerikanëve. Do punoj fortë edhe për ata që nuk votuan për mua. Askush s’do na e marrë demokracinë nga duart. Nuk do e lejojmë këtë të ndodhi. Ne s’do rrimë të heshtur, s’do përçahemi. Kam sigurinë e plotë që do të jemi triumfues. Kjo s’do jetë vetëm fitorja ime, por për të gjithë amerikanët. S’do ketë shtete blu dhe të kuq, por shtete të bashkuara.