×
  • Lajme
  • Botë

    Vijon ‘beteja’ për votat e fundit, Biden flet si president, Trump kërkon të ndalohet numërimi në Pensilvan

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 0:43

    Gara në SHBA mes Donald Trump dhe Joe Biden po sjell rezultate më të qarta dhe një diferencë të vogël. Kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani 238 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump.


    ShBA orë pas ore i afrohen rezultatit final të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që është shënuar pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1900. Biden edhe nëse nuk do të zgjidhet në postin e presidenti, ai ka thyer rekordin e ish-presidentit Obama për sa i përket numrin të votës popullore.

    Biden ka udhëhequr gjatë gjithë ditës, megjithatë jo në masën e parashikuar nga sondazhet e mëparshme. Gjashtë janë shtetet të cilat pritet të përcaktojnë fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.

    Mediat vendase bëjnë me dije se Joe Biden praktikisht ka fituar Uiskonsin, Arizonën, Nevadën, Virginia, Maryland, Vermont, New Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado dhe kryeson me një përqindje të Vogël në Michigan.

    Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, Oklahoman, Missisipi, Alabama, Tennessen, Nebraska, Virxhinian Perëndimore, Wyoming. Trump kryeson në Xhorxha dhe Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat, ku sipas guvernatorit të shtetit në SHBAnumërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot pasi aty janë dërguar të paktën 3 milionë vota me postë.

    Kjo mund të nënkuptojë një rezultat “të varur” për ditë, pasi parashikimet i japin Trump një avantazh, por votat postare konsiderohen demokratike. Deri më tani mund të kuptohet se Biden nuk ka treguar performancën e pritur veçanërisht në shtetet kyç të betejës dhe në anën tjetër Trump po fiton me hapa të avashtë terren drejt postit të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

    Pas fitores në Michigan, ‘beteja’ presidenciale mes Trump dhe Biden po fokusohet në 6 shtete përcaktuese në të cilat vijon ende procesi i numërimit të votave.

    Alaska: Deri më tani janë numëruar 56% ku kryeson Donald Trump me 62.9% të votave ndërsa Joe Biden me 33%

    Arizona: Deri më tani janë numëruar 84% ku kryeson Joe Biden me 51% të votave ndërsa Donald Trump me 47.6%

    Georgia: Deri më tani janë numëruar 97% ku kryeson Donald Trump me 50% të votave ndërsa Joe Biden me 48.8%

    Karolina e Veriut: Deri më tani janë numëruar 94% ku kryeson Donald Trump me 50.1% të votave ndërsa Joe Biden me 48.7 %

    Nevada: Deri më tani janë numëruar 75% ku kryeson Joe Biden me 49.3% të votave ndërsa Donald Trump me 48.7%

    Pennsylvania: Deri më tani janë numëruar 87% ku kryeson Donald Trump me 51.6% të votave ndërsa Joe Biden me 47.2%

    Aktualisht Joe Biden kryeson zgjedhjet me 264 vota presidenciale, 6 larg fitores ndërsa Donald Trump me 214 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!