×
  • Sport
  • Sport

    Liga e Evropës: Milani dhe Arsenali kërkojnë fitoret e radhës

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 9:10

    Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet e treta të grupeve në Ligën e Evropës, ku klube të mëdha evropiane si Milani, Arsenali dhe Roma kërkojnë triumfin.


    Liga e Evropës nga këto ndeshje mund të ketë skuadrat e para që mund të konfirmojnë kualifikimin tutje apo të sigurojnë kalimin me “një këmbë”.

    Klube si Milani, Arsenali, Benfica, Leicester City dhe Villarreali kanë nga dy fitore në dy ndeshjet e para dhe tri pikët e radhës mund t’i ofrojnë te kualifikimi.

    Rossonerët e presin në shtëpi Lillen nga ora 21:00, ndërsa në të njëjtin orar luan edhe Arsenali në Emirates ndaj Moldes.

    Nga ora 18:55, Roma e pret në shtëpi CFR Clujin, teksa Tottenhami kërkon fitore në udhëtim te Ludogorets.

    Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Real Sociedadit dhe AZ Alkmaarit, dhe Rijekës e Napolit që luhen nga ora 18:55.

    Më poshtë keni çiftet dhe orarin e ndeshjeve:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!