Në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë nisur të mblidhen zyrtarë të këtij subjekti politik pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit.
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka folur shkurtimisht për këto zhvillime, duke thënë se s’mund të komentojë gjatë.
“Lajmin e kemi pritë me keqardhje… E keni pa edhe vetë çka ka shkru z.Veseli dhe për momentin nuk mund t’ju them asgjë më tepër”, ka thënë Totaj.
Ai ka paralajmëruar se në PDK do të mbahet një mbledhje, pas së cilës ata do t’u drejtohen mediave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.