×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti nesër mbledh ministrat, flet edhe në konferencë për media

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 14:38
    Avdullah Hoti

    Kryeministri Avdullah Hoti nesër do të mbajë mbledhje me ministrat.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kryeministria, e cila thotë se mbledhja do të mbahet nesër në ora 09:00.

    Gjithashtu, është bërë e ditur se pas mbledhjes kryeministri Hoti do të mbajë konferencë për media.

    “Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
    KOHA: 09:00. Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Hoti do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.

    Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë “zhvillimet politike në vend”.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!