×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi, Veseli e Selimi largohen nga selia e EULEX-it, nisen drejt aeroportit

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 15:13

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë larguar nga selia e EULEX-it në Fushë Kosovë.


    Ish krerët e UÇK-së janë nisur drejt Aeroportit të Prishtinës, nga ku pritet të udhëtojnë për në Hagë, shkruan Reporteri.

    Ata janë të shoqëruar edhe nga veturat e Policisë së Kosovës.

    Kujtojmë se sot fillimisht ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli njoftoi se është konfirmuar aktakuza për krime lufte ndaj tij, pasuar nga ish-presidenti Thaçi i cili njoftoi për dorëheqjen nga posti i presidentit.

    Thaçi në konferencë njoftoi se në Hagë do të udhëtojë si qytetar i Kosovës dhe jo si president i vendit, çka edhe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Në Hagë do të udhëtojë edhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli të cilit i është konfirmuar gjithashtu aktakuza nga Specialja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!