U.D., i kreut të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, në një konferencë të thirrur për media ka njoftuar se këshilli drejtues i kësaj organizate ka vendosur për organizimin e një proteste.
Për datën se kur do të mbahet protesta pritet të vendoset ditëve në vijim, ndërsa thirrja për protestë vije pas zhvillimeve në vend.
Ai ka thënë se protesta do të jetë paqësore duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.
“Kryesia e diskutoi këtë situatë, kemi pas takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës…Vendosëm të organizojmë protestë, për datën ju informojmë me kohë, por mund të konfirmoj që edhe nesër e kemi mbledhjen e këshillit drejtues, ku do të diskutohet për protestën”, tha Klinaku në një konferencë për media, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, ish-presidenti Thaçi, teksa ka njoftuar sot për aktakuzën e konfirmuar dhe dorëheqjen, bëri thirrje që të mos organizohen protesta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.