×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliaj për Thaçin: Shkruajte historinë, ajo s’mund të ndryshohet e as harrohet

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 18:33

    Numri një i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit nga Prokuroria e Gjykatës Speciale të Hagës.


    Veliaj ka publikuar një fotografi me ish-presidenti e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se lufta për çlirimin e Kosovës ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit.

    “Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet”, ka shkruar Veliaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!