×
  • Lajme
  • Lajme

    Si komandante supreme, Vjosa Osmani takon edhe gjeneralin e FSK-së

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 19:10

    Ushtruesja e Detyrës në rolin e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot edhe komandantin e FSK’së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën.


    Ky takim erdhi pasi Osmani mori rolin e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, menjëherë pasi Hashim Thaç dha dorëheqje nga kjo pozitë.

    Në detyrën e re, Osmani njëkohësisht edhe komandant suprem i FSK’së.

    Njoftimi i plotë:

    U.d. e Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani takoi Komandantin e FSK-së, gjeneralleitënant Rrahman Rama

    U.d. e Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani takoi Komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman Rama me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në vend.

    Në takim u diskuta për rëndësinë e koordinimit dhe stabilitetit institucional.

    U.d. e Presidentes, zonja Osmani ofroi përkrahje për FSK-në dhe procesin e tranzicionit të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!