Kandidati për president nga demokratët Joe Biden, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se çdo votë duhet të numërohet dhe se ai është ende i sigurt se mund të fitojë zgjedhjet.
“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”.
Ai falënderoi mbështetësit për durimin e tyre dhe përsëriti se “secila votë duhet të numërohet”.
Biden paralajmëroi edhe një ditë më parë fitoren e shprehur bindjen se është në rrugën të mbarë për të siguruar votat e nevojshme për Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi i tij ishte se do të jetë një president i bashkimit të kombit, duke theksuar se kundërshtarët nuk duhet të trajtohen si armiq dhe se do të qeverisë si president i një vendi ku të përfaqësohen të gjithë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.