×
  • Lajme
  • Lajme

    Bastiset edhe shtëpia e Rexhep Selimit

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 9:59

    Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.


    Cak i bastisjeve nga EULEX-i përveç shtëpive të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, është edhe shtëpia e deputetit të LVV-së, Rexhep Selimi, shkruan Reporteri.net.

    Tek shtëpia e Selimit bashkë me hetuesit e EULEX-it, gjendet edhe Policia e Kosovës e cila po asiston në operacionet e ZPS-së.

    Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.

    E ndërkohë, një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar edhe në shtëpitë e Thaçit dhe Veselit.

    Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.

    Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.

    Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!