×
  • Lajme
  • Lajme

    Hetuesit e EULEX-it nxjerrin pako nga banesa e Veselit

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 10:08

    Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.


    Tek banesa e ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, janë parë hetuesit e EULEX-it teksa kanë nxjerrë disa pako nga banesa e tij, shkruan Reporteri.

    E tek selia e PDK-së janë parë se janë mbledhur ish-ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.

    E ndërkohë, një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar edhe në shtëpitë e Thaçit dhe Veselit.

    Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.

    Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.

    Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!