U.d. e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është e gatshme që të unifikojë skenën politike në Kosovë në mënyrë që vendi të përballojë sa më lehtë situatën e rënduar, pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga Specialja.
Këto komente Osmani i bëri gjatë homazheve tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në ditën e parë në ushtrimit të këtij funksioni.
“Qytetarët nuk do ta falin askënd nëse në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim një zëri për krimet që i ka bëre Serbia në Kosovë, që ne të bëhemi peng i politikave ose dallimeve ditore. Prandaj, është me rëndësi që për çështje të interesit nacional të bashkohen të gjithë. Natyrisht, sa më përket mua, edhe në pozicionin e ushtrueses së detyrës së presidentit, unë do ta jap kontributin tim maksimal, por kjo siç e thash varet edhe nga vullnetin përfaqësuesve tjerë politik”, tha ajo, transmeton KsP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.