×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-përfaqësuesi politik i ashkalinjve të Kosovës: Betohem që UÇK-ja s’ka kryer krime ndaj nesh

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 11:35

    Ish-përfaqësuesi politik i ashkalinjve të Kosovës i cili kishte qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Sabit Rrahmani, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë nën betim se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka kryer krime ndaj ashkalinjëve.


    “Un Sabit Rrahmani si ish-përfaqësues politik i Ashkalinjëve deklaroj nën betim që UÇK-ja, nuk ka kryer krime kundër komunitetit ASHKALI. Jam ne gjendje te deshmoj si deshmitar ne favor te UQK-së, nuk ka krime te kryera ndaj Ashkalinjëve”, ka shkruar Rrahmani në një mesazh dërguar Gazetës Express.

    Ky reagim i Rrahmanit ka ardhur pas publikimit të aktakuzës nga Haga kundër Thaçit, Veselit, në të cilën pretendohet se gjatë luftës janë vrarë edhe persona të komuniteteve jo-shqiptare, përfshirë komunitetin Rom.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!