Gjykata Speciale e ka publikuar sot aktakuzën në gjuhën shqipe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, deputetit të VV-së Rexhep Selimit dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Në këtë aktakuzë, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare.
“Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (‘Ligji’), akuzon: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 13 dhe 16(1) të Ligjit dhe krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, të ndëshkueshme në bazë të neneve 14 dhe 16 (1) të Ligjit, sikurse shtjellohet në vijim”, thuhet në aktakuzë.
Në aktakuzë ndër të tjera, ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, krim kundër njerëzimit, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, zhdukje me forcë e personave, etj.
Për ta lexuar aktakuzën e plotë në gjuhën shqipe klikoni KËTU