×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj: Dje ka pasur festë në Vetëvendosje, Albini Kurti nuk do që ta shpëtojë UÇK’në

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 16:05

    Ish-krahu i djathtë i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj po thotë se në Vetëvendosje, dje ka pasur festë, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi.


    Dardan Molliqaj, që tash drejton Partinë Socialdemokrate të Kosovës, këtë deklaratë e ka bërë në ‘REPORTERI/INTERVISTA’, prodhimin televiziv të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për Kanal10, që shfaqet të dielën, prej orës 20:10, në REPORTERI.net dhe Kanal10.

    Duke folur për konfirmimin e aktakuzës së Speciales për eprorët e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, ai tha se në Hagë, “Po gjykohen këta njerëz, si drejtues të një formacioni, këtë rast Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    “Po gjykohet përpjekja për liri”, shtoi kreu i PSD’së.

    E sipas tij, zhvillimet e djeshme në Prishtinë, kanë shënuar festë në ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shton se Albin Kuti nuk dëshiron ta shpëtojë UÇK’në, por vetëm bashkëpartiakun e tij të akuzuar, Rexhep Selimin.

    “Gëzimi, festa, e Vetëvendosjes, deklarimi i Vetëvendosjes vetëm për Rexhep Selimin e jo për të tjerët, tregon se Albini nuk është tu dashtë me shpëtu UÇK’në”, tha Molliqaj për Reporteri.net.

    Emision “REPORTERI/INTERVISTA”, me të ftuar Kryetarin e PSD’së, Dardan Molliqaj, mund ta ndiqni të dielën, nga ora 20:10, në REPORTERI.net (përfshirë rrjetet sociale: faqen ‘Reporteri’ në Facebook dhe kanalin ‘Reporteri’ në Youtube) dhe në Kanal10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!