×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Amerikane ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët për këtë fundjavë

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 19:09

    Pas vendimeve të reja të marra nga Ministria e Shëndetësisë kundër Covid-it, ambasada amerikane në Kosovë iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të jenë të disiplinuar, në mënyrë që t’i kthehen normalitetit në ditëve në vijim.


    Një gjë të tillë ambasada e ka thënë përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, duke shpërndarë masat e reja të ndërmarra nga institucionet kosovare.

    “Përderisa numri i rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet, Është e rëndësishëm që të bashkëpunojmë të gjithë për rrafshimin e kurbës. Të jemi të disiplinuar këtë vikend, në mënyrë që t’i rikthemi punës prapë”, ka shkruar konsullata amerikane në Prishtinë.

    “Qëndroni në shtëpi dhe vëni maskat”, ka porositur ajo qytetarët e Kosovës.

    Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komitetin për parandalimin e përhapjes Covid-19, ka ndërmarrë masa të reja pas rritjes së shifrave ditorë të të infektuarve me virusin korona.

    Në masat e reja, parashihet që të mbyllen të gjitha bizneset, qendrat tregtare, supermarketet, e gastronomia nga ora 20:00 të premten deri në orën 05:00 të së hënës.

    Ndërkaq, të hapura do mbesin furrat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompat e benzinës, bashkë me institucione private e publike për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!