Të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.
“Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të papranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme”, ka thënë Kllokoqi.
Kllokoqi ka shtuar, se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë masovike para qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.