Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kanë udhëtuar për në Hagë, pasi ndaj tyre janë konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara.
Pikërisht thirrja nga Haga ka bërë që Thaçi të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Një përkrahje për krerët e UÇK-së ka ardhur sot edhe nga fshati i këtij të fundit, Buroja.
Në hyrje të këtij fshati, një baner i gjatë është vendosur, derisa në të shihen profilet e Thaçit dhe të Veselit.
Në pamjet që ka siguruar GazetaBlic shihet baneri i vendosur në një nga rrugët e fshatit për të përkrahur dy figurat kryesore të UÇK-së. “Liria ka emër” dhe “Heronjtë të Luftës dhe Paqes”, janë mbishkrimet e vendosura në po të njëjtin baner.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.