×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen zjarri te Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll të Prishtinës

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 10:15

    Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët.


    Sipas Behar Shalës, zjarrfikësit që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, nuk ka asnjë të lënduar nga ky rast.

    “Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive.

    Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!