Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë trajtuar për Covid-19, 49 pacientë të hospitalizuar.
Sipas njoftimit, 34 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar negativ, 11 pacientë presin rezultatet, 1 pacientë pritet të testohet, 2 pacientë me oksigjeno terapi, 5 pacientë në CPAP maske.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim. Unë vendos maskë të të mbroj ty. Ti vendos maskë të më mbrosh mua. Bashkë i mbrojmë të tjerët”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Qeveria gjatë ditës së djeshme mori vendim që mbyllen të gjitha bizneset dhe aktivitetet e tjera deri të hënën në mëngjes.
Situata me pandeminë në Kosovë po shënon rekorde në ditët e fundit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme nga testimi i 1,827 mostrave, pozitive kanë dalë 728, dhe është njoftuar për 12 të vdekur. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.