×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi njofton se dy yjet e skuadrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 12:18

    Eden Hazard dhe Casemiro kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus


    Dyshja nuk do të mund tani të përfshihen në ndeshjen e fundjavës që Reali e luan të dielën me Valencian, shkruan Reporteri.net

    Hazard javën e kaluar ishte rikthyer nga lëndimi duke shënuar edhe një gol të bukur, por tani do të duhet që të qëndrojë në izolim deri në momentin kur do ta tejkalojë virusin, ngjashëm edhe Casemiro.

    Ndryshe, Covid-19 po shpërndahet me të madhe dhe shumë yje të futbollit janë të prekur me këtë virus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!