×
  • Sport
  • Sport

    Rafet Prekazi fton edhe dy futbollistë tjerë të Ballkanit te Kosova U-21

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 16:06

    Ermal Krasniqi dhe Ramiz Bytyqi janë dy futbollsitët e fundit të ftuar nga Rafet Prekazi te Kosova U-21 për ndeshjet e nëntorit


    Kosova U-21 do të luajë me Shqipërinë dhe Turqinë gjatë këtij muajit, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi ka ftuar shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Dje u publikua lista nga Kosova U-21, në të cilën mungonte një emër i madh si Ermal Krasniqi, por si duket ai ka marr ftesë tani.

    Të paktën kështu informon klubi i Ballkanit, ku përveç Krasniqit është ftuar edhe Ramiz Bytyqi.

    Ky është postimi i klubit nga Suhareka:

    “Të dashur tifoz,

    Derbi i javes 12-të ndermjet FC Ballkani – SC Gjilani është shtyer për një datë tjeter me vendim të FFK-së për shkak të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ftesave të Përfaqësuesës së Kosovës të pesë futbollistëve tanë Mirlind Daku (A), Blend Baftiu, Ermal Krasniqi, Ramiz Bytyqi dhe Albin Kapra (U21)”, ka shkruar FC Ballkani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!