×
  • Lajme
  • Botë

    Kjo është Zonja e Parë e Amerikës

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 18:33

    Joe Biden është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.

    Por, kush është Zonja e Parë e Amerikës?

    Biden është i martuar me Jill Biden, e cila tash e tutje do të jetë Zonja e Parë e Amerikës. Ai u martua me Jill në vitin 1977, e cila me profesion është edukatore.

    Sikurse Biden, edhe ajo kishte një martesë të mëhershme, me Bill Stevenson, një ish-futbollist kolegji, me të cilin kishin lidhur kuror në shkurt të vitit 1970.

    Ndryshe, Biden ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA’së.

    Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

    “Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

    Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

    Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

    Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

    Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën. Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!