Një person pranoi se ka qëlluar me armë një prift ortodoks në Lyon të Francës gjatë javës së kaluar. Ai i ka thënë policisë se prifti kishte një lidhje me gruan e tij.
Prifti Nikolaos Kakavelakis, ishte qëlluar dy herë me armë gjahu me 31 tetor jashtë kishës, ndërsa deri vonë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arrestuar personin ndërsa rasti është cilësuar si vrasje në tentativë. Ai raportohet se është me kombësi gjeorgjiane, shkruan bbc.
Autoritetet franceze fillimisht kishin dyshuar se mund të ishte ndonjë sulm terrorist, pasi që javë më parë, një mësues ishte vrarë nga një terrorist, nën akuzën se u kishte shpërndarë nxënësve karikaturat e profetit Muhamed.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.