×
  • Sport
  • Sport

    MSH me masat për COVID-19 stopon ndeshjen e futbollit serb në veri

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 23:30

    Si rrallëherë, autoritetet e Republikës së Kosovës nuk e kanë lejuar zhvillimin e një ndeshjeje të garave të futbollit të serbisë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për ndeshjen FK Trepca – FK Takovo.


    Burime të larta të gazetës Express brenda Ministrisë se Shëndetësisë kanë thënë se ky dikaster qeveritar k kërkuar nga Policia dhe Dogana të mos lejojnë hyrje të skuadrave sportive në Kosovë për shkak se me masat e reja anti-Covid ndalohen aktivitetet sportive.

    Edhe policia e Kosovës në një përgjigje për Periskopin ka thënë se nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes në Veri.

    “Bazuar në informacionet zyrtare nga rajoni, pas pranimit të informatës zyrtare për zhvillimin e lojës, njësitet relevante policore kanë shkuar në lokacion, dhe bazuar në vendimet zyrtare nuk kanë lejuar të zhvillohet ndeshja/loja,” thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë këtij portali.

    Sidoqoftë, ndeshja është zhvilluar në një vend tjetër dhe ka përfunduar baras, 1:1.

    FK Trepça, klub nga Mitrovica e Veriut, i ka thënë Gazetës Express se ndeshjen e ka zhvilluar në Rashkë.

    “Ne e zhvilluam ndeshjen tonë në Rashkë. Kjo është e tëra”, tha FK Trepça për Express.

    Qysh para dy ditësh klubi serb nga Kosova kishte lajmëruar se ndeshjen do ta zhvillojë në Rashkë.

    Siç dihet, federata serbe garat i zhvillon edhe në Kosovë përmes klubeve të serbëve të këtushëm, të cilat nuk e njohin FFK’në.

    Me rregullat e UEFA’s dhe FIFA’s garat Serbia nuk do të mund t’i zhvillonte në territorin e Kosovës që po ashtu është anëtare e UEFA’s dhe FIFA’s, por që Serbia vazhdon gjithnjë të ndërhyjë. Madje në veri serbët po e ndërtojnë edhe një stadium.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!