×
  • Lajme
  • Botë

    Zëvendëspresidentja Harris: Mund të jem gruaja e parë në këtë pozitë, por nuk do të jem e fundit

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 8:20

    Kamala Harris është gruaja e parë zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


    Në tubim e parë para amerikanëve si të zgjedhur, Harris foli se çfarë do të thotë ky moment për gratë, shkruan BBC.

    Pë pozitën e saj Harris thotë se nëna e saj “besoi kaq thellë në një Amerikë ku një moment i tillë është i mundur”.

    Në fjalën e saj Harris thotë se po mendon për nënën e saj – e cila rriti atë dhe motrën e saj si një nënë e vetme – dhe brezat e tjerë të grave të me ngjyrë, aziatike, të bardha, latine dhe vendase që kanë “hapur rrugën për këtë moment si ky”.

    “Ato janë shtylla kurrizore e demokracisë sonë”, thotë Harris, këto gra që luftuan 100 vjet më parë për ndryshimin e 19-të, 55 vjet më parë për aktin e të drejtës së votës dhe tani në vitin 2020 si gjenerata e ardhshme e grave hedhin votat e tyre.

    “Sonte reflektoj në luftën e tyre, vendosmërinë e tyre dhe forcën e vizionit të tyre për të parë se çfarë mund të lirohet nga ato që kanë qenë. Dhe unë qëndroj mbi shpatullat e tyre.”

    Harris vlerëson Biden për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua si nënkryetare të tij.

    “Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, nuk do të jem e fundit”.

    Harris përfundon komentet e saj duke thënë se është gati të shkojë në punë. Ajo dhe Biden do të trajtojnë pandeminë, do të adresojnë çështjet e kundër racizmit.

    Ajo thotë se Biden do të jetë president për të gjithë amerikanët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!