Gjermania ka regjistruar mbi 16 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch për sëmundje infektive, janë regjistruat 16.017 raste të reja, duke çuar shifrën totale në 658.505.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 63 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa shifra totale e viktimave ka shkuar në 11.289, shkruan Reuters.
Në Indi po vazhdon të jetë numri i lartë i rasteve me koronavirus, por shifra është përgjysmë më e ulët se që ishte gjatë kulmit të pandemisë në këtë vend në shtator.
Në Indi janë regjistruar 45.674 raste të reja me koronavirus, duke çuar totalin e rasteve në 8.5 milionë. Si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë vdekur 559 pacientë, ndërsa totali i të vdekurve ka arritur në 126.121.
SHBA-ja vazhdon të kryesojë me numrin total të rasteve dhe po ashtu me vdekje si pasojë e COVID-19. Në SHBA në total janë regjistruar 9.81 milionë raste. Teksasi është bërë shteti i parë në SHBA që e ka kaluar shifrën e 1 milion rasteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.