×
  • Lajme
  • Botë

    Fauci: Ekziston një simptomë post COVID-19

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 11:51

    Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, tha se disa nga simptomat e COVID-19 zgjasin shumë më gjatë sesa simptomat nga sindromat e tjera virale si gripi.


    Diku mes 25% deri në 35% të pacientëve me COVID-19 kanë simptoma të zgjatura si lodhja, dhimbjet e muskujve, çrregullimet e gjumit e të tjera edhe pas shërimit.

    “Ne e dimë absolutisht të sigurt se ekziston një sindromë post COVID-19“, tha Fauci të shtunën gjatë një takimi me Shoqatën Amerikane të Mjekëve.

    Është e paqartë saktësisht se sa mund të zgjasin simptomat, por Fauci tha se ato janë vërejtur për muaj me radhë pas një infeksioni fillestar.

    Fauci tha po ashtu se niveli i vdekjeve nga COVID-19, në Shtetet e Bashkuara ka ardhur në rënie muajt e fundit për shkak të tre faktorëve: “mosha e pacientëve, përvoja e mjekëve me virusin dhe ilaçet më të mira”.

    Fakti që të rinjtë tani po infektohen, është gjithashtu një faktor që ul nivelin e vdekjes, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!