×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë zjarri drejt një personi në Prishtinë

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 12:43

    Një person është përballur me të shtëna me armë zjarri sot rreth orës 11:00 në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

    Hoxha ka bërë të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.

    “Ju njoftojmë se me 8.11.2020 në ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast.”, ka thënë ai për Reporterin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!