Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, thotë se shumica e kritikave që ai dhe bashkëlojtarët e tij në Old Trafford i marrin, burim e kanë xhelozinë.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është nën trysni të madhe pasi e ka nisur keq sezonin e ri. Unitedi renditet në pjesën e poshtme në tabelën e Premierligës, pas tri humbjeve në shtatë ndeshjet e para, transmeton Gazeta Express.
Maguire, megjithatë, këmbëngul se Manchester Unitedi përballet me kritikat për shkak se është klub i madh.
“Një gjë që e kam vërejtur në këtë klub gjatë kohës sime këtu – një vit e gjysmë tashmë – është se ne jemi klubi për të cilin flasin më së shumti në botë”, tha Maguire.
“Përse? Sepse ne jemi klubi më i madh në botë. Njerëzit nuk duan të na shohin mirë. Përse? Mbase për shkak të suksesit që e kemi arritur në të kaluarën”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.