Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë konfirmuar edhe 730 qytetarë me coronavirus.
Edhe sot është shënuar numër i vogël i të shëruarve, IKSHPK njofton për shërimin e 75 pacientëve.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.278.”, njofton IKSHPK.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (76 dhe 70 vjeç), Prishtinë 2 raste (78 dhe 71 vjeç), Vushtrri 2 raste (82 dhe 77 vjeç), Gjilan 1 rast (58 vjeç), Pejë 1 rast (62 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Rahovec 1 rast (66 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (71 vjeç).
Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.