×
  • Lajme
  • Lajme

    Dikush i dëmtoi banerat në përkrahje të Thaçit dhe Veselit

    Reporteri
    08 Nëntor 2020 | 18:31

    Pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, disa banera në përkrahje të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit u vendosën në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.


    Këta banera u vendosën saktësisht në fshatin Babimost, në të cilin ka edhe banorë serbë.

    Por Reporteri.net ka siguruar fotografi ku shihet se dikush i ka dëmtuar këta banera.

    Ata janë shqyer krejtësisht, por nuk dihet ende se kush e ka bërë një akt të tillë.

    Kujtojmë se të enjten Thaçi dha dorëheqje nga pozita e presidentit dhe udhëtoi drejt Hagës së bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ndaj të cilëve poashtu u ngritën aktakuza. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!